Nëntor 01, 2018 17:39 Europe/Tirane
  • Evropa e ndarë në qëndrimin e publikut ndaj myslimanëve

Perdja e hekurt që dikur ndante Evropën mund të jetë zhdukur, por kontinenti sot është i ndarë nga dallimet e mëdha në qëndrimet e publikut ndaj fesë, pakicave dhe çështjeve sociale si martesa homoseksuale dhe aborti ligjor.

Kjo pasi që, krahasuar me evropianët perëndimorë, më pak evropianë të Evropës Qendrore dhe Lindore do të mirëprisnin myslimanët ose hebrenjtë në familjet ose lagjet e tyre. Këto dallime dalin në pah nga një sondazh i kryer nga Qendra Kërkimore Pew, midis viteve 2015 dhe 2017 me gati 56,000 të rritur në 34 shtete të Evropës Perëndimore, Qendrore dhe Lindore. Madje, siç thuhet në këtë sondazh, ndarja kontinentale në qëndrime dhe vlera mund të jetë ekstreme në disa raste. Për shembull, në pothuajse çdo vend të Evropës Qendrore dhe Lindore të anketuar, më pak se gjysma e të rriturve thonë se do të ishin të gatshëm të pranonin myslimanët në familjen e tyre; në gati çdo vend të Evropës Perëndimore të anketuar, më shumë se gjysma thonë se do të pranonin një mysliman në familjen e tyre. Për shembull, rreth 80% e finlandezëve thonë se do të jenë të gatshëm të pranojnë myslimanët si fqinjë, krahasuar me rreth 25% e ukrainasve. Së bashku, këto dhe pyetje të tjera rreth identitetit kombëtar, pakicave fetare dhe superioritetit kulturor duket se tregojnë një ndarje evropiane, me nivele të larta të nacionalizmit fetar në Lindje dhe më shumë hapje drejt multikulturalizmit në Perëndim.

 

Tags