Protestat e mijëra amerikanëve kundër politikave të Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i82812-protestat_e_mijëra_amerikanëve_kundër_politikave_të_trump
Me mijëra protestues amerikanë kanë marrë pjesë në protesta të gjera në qytetet Uashington dhe Nju Jork dhe kanë kundërshtuar politikat e Donald Trump.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 09, 2018 09:18 Europe/Tirane
  • Protestat e mijëra amerikanëve kundër politikave të Trump

Me mijëra protestues amerikanë kanë marrë pjesë në protesta të gjera në qytetet Uashington dhe Nju Jork dhe kanë kundërshtuar politikat e Donald Trump.

Kanali televiziv Al Alam ka raportuar se protestuesit ditën e enjten kanë deklaruar kundërshtimin e tyre me veprimet e administratës së Donald Trump me qëllim të prishjes së hetimeve të Robert Muller, hetuesit special në lidhje me ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016 në Amerikë.

Protestuesit amerikanë gjithashtu në këto protesta kanë kërkuar dorëheqjen e Jeff Sessions, prokurorit të përgjithshëm të Amerikës dhe zgjedhjes së Matthew Whitaker, si ushtrues i prokurorit të përgjithshëm të Amerikës, i cili njihet si kritikë i madh i këtyre hetimeve.

Hetimet për lidhjen e ekipit të fushatës elektoral të Trump me Rusinë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 të Amerikës, vazhdon të jetë një prej çështjeve që shkakton tensione të rëndësishme mes funksionarëve politikë të Amerikës.