Norvegjia ndërpret eksportin e armëve për Arabinë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/world-i82828-norvegjia_ndërpret_eksportin_e_armëve_për_arabinë_saudite
Qeveria e Norvegjisë në reagim ndaj luftës së Arabisë Saudite në jemen dhe pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi, ka ndërprerë eksportin e armëve për Arabinë Saudite.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 10, 2018 05:56 Europe/Tirane
  • Norvegjia ndërpret eksportin e armëve për Arabinë Saudite

Qeveria e Norvegjisë në reagim ndaj luftës së Arabisë Saudite në jemen dhe pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi, ka ndërprerë eksportin e armëve për Arabinë Saudite.

Ine Mari Erikson, ministër i jashtëm i Norvegjisë thotë se qeveria ka ndërprerë kontratat për eksportin e armëve për Arabinë Saudite dhe nuk do të rinovojë kontratat e mëparshme. Erikson shtoi se vendimi do të jetë i vlefshëm deri në zgjidhjen e situatës mes Arabisë Saudite dhe Jemenit. Norvegjia në vitin 2017 në kulmin e luftës së Arabisë Saudite kundër Jemenit, i ka shitur Riadit armatime me vlerë 5 miliard dollarë. Ditë më parë edhe kompania Lorsen e Gjermanisë ka ndërprerë kontratën për shitjen e anijeve për gardën bregdetare të Arabisë Saudite. Javën e kaluar PE ka dënuar sulmet e koalicionit saudit dhe të EBA kundër Jemenit dhe ka kërkuar ndërprerjen e shtijes së armatime për këto vende. Amerika, Britania, Franca, Italia dhe Gjermania janë eksportuesit kryesorë të armëve për Arabinë Saudite.