Jemenasit protesta kundër agresorëve
Me qindra jemenas janë ngritur në protesta në Bruksel kundër regjimit Al Saud.
Sipas një njoftimi të kanalit Al Alam, protesta janë organizuar në Bruksel ku të pranishmit dënuan krimet e regjimit Al Saud dhe shprehën mbështetjen për këshillin e lartë politik të Jemenit. Jemenasit me banim në Bruksel me thirrjet e tyre kërkuan ndërprerjen e sulmeve të Arabisë Saudite kundër popullit jemenas, sulme që kanë çuar në vrasjen dhe plagosjen e dhjetëra civilëve. Vlen të theksohet se Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.