Trump sot provon mundësinë e fundit për ta mbrojtur Bin Selman
Al-Monitor në një editorial ka shkruar se sot mbledhja e administratës së Trump me senatorët është rasti i fundit për tërheqjen e senatorëve nga iniciative për votimin e një rezolute e cila kërkon përfundimin e shpejtë të mbështetjes së SHBA-ve ndaj luftës në Jemen, rezolutë kjo që ka krijuar edhe një rast të përshtatshëm për hakmarrje ndaj vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Bryant Harris, gazetari i Al-Monitor në një editorial të publikuar me titull "Rasti i fundit i Trump për ndaljen e planeve anti-saudite", ka shkruar: "Funksionarët e lartë të administratës së Trump sot do të bëjnë përpjekje për t'i bindur përfaqësuesit që të heqin dorë nga votimi për t'i dhënë fund mbështetjes së SHBA-ve ndaj koalicionit saudit kundër Jemenit".
Sipas këtij raporti, "Mike Pompeo, sekretari amerikan i shtetit, dhe Jeims Mattis, sekretari amerikan i mbrojtjes, në këtë kuadër do të raportojnë në lidhje me rolin e Muhamed bin Selman në vrasjen e Jamal Khashoggi dhe luftën e Jemenit. Kjo mbledhje konsiderohet rasti i fundit i qeverisë amerikane për t'i bindur ligjvënësit që të votojnë kundër një rezolute e cila kërkon përfundimin e shpejtë të mbështetjes së SHBA-ve ndaj luftës në Jemen. Vlen të theksohet se Përpjekjet e senatorit Breny Sanders për realizimin e një plani të tillë në fillim të këtij viti, patën dështuar. Mirëpo kjo rezolutë aktualisht konsiderohet edhe një rast i mirë për "hakmarrja" ndaj vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi dhe për të ushtruar presion mbi Uashingtonin nga ana e aktivistëve kundër luftës. Sanders dje në lidhje me këtë ka deklaruar: "Unë mendoj se ekziston një perceptim i madh rreth katastrofës dhe tragjedisë njerëzore në Jemen. Ne po flasim për dhjetëra mijëra fëmijë të cilët aktualisht kanë vdekur në Jemen dhe për një numër shumë të madh të fëmijëve të cilët për shkak të urisë ekstreme, po rrezikohen me vdekje. Njerëzit po e kuptojnë natyrën despotike të regjimit saudit". Në kohën kur Trump ka deklaruar se ka ndërprerë furnizimin me karburant për avionët luftarakë të koalicionit saudit kundër Jemenit, mirëpo Sanders dhe ligjvënësit e tjerë po bëjnë përpjekje që me ndihmën e kësaj rezolute, t'u japin fund edhe ndihmave instruktuese dhe logjistike të Amerikës për Riadin dhe gjithashtu t'i japin fund edhe dislokimit të forcave amerikane në kufijtë e Arabisë Saudite me Jemenin".