Trump organizues i revolucioneve me ngjyrë në Evropë
Ministri i jashtëm i Francës i ka bërë thirrje presidentit amerikan që të heqë dorë nga ndërhyrjet në punët e brendshme të Francës.
Jean-Yves Le Drian duke reaguar ndaj mesazhit të fundit të Donald Trump në Twitter ka thënë: Unë dhe Emanuel Macron i themi Donald Trump se ne nuk ndërhyjmë në diskutimet dhe çështjet e Amerikës. Na lejoni të vazhdojmë jetën në vendin tonë. Ditë më parë presidenti amerikan duke shfrytëzuar situatën e krijuar nga protestat e jelekverdhëve në Francë ka thënë: Marrëveshja e Parisit nuk ka funksionuar mirë për Francën. Protestat kanë përfshirë të gjithë Francën. Njerëzit nuk duan të paguajnë shuma të mëdha për shumicën e vendeve të botës së tretë që ndoshta të ruajnë ambientin. Ata lëshojnë slogane “ Ne duam Trumpin”. Reagimi i autoriteteve të Francës tregon për ndërhyrjen e hapur të Donald Trump në punët e brendshme të këtij vendi. mesa duke zjarri i Amerikës për të ndërhyrë në punët e brendshëm të vendeve të tjera tashmë ka prekur edhe aleatët më të ngushtë në perëndim të Evropës. Nëse deri dje amerikanët mundoheshin të kryenin revolucione me ngjyrë në vendet e ish bllokut lindor dhe ish vendet komuniste, tani ata u janë drejtuar perëndimit të Evropës. Revolucionet me ngjyrë në bllokun lindor kanë pasur karakter liberal-demokratik dhe janë organizuar me fondet e personave si George Soros ndërsa revolucionet me ngjyrë në Evropën perëndimore kanë karakter nacionalist dhe mesa duket drejtohen nga persona si Stephen Bannon. Më herët Donald Trump në vizitën e tij në Londër dhe në kulmin e mosmarrëveshjeve të qeverisë angleze mbi çështjen e Brexit, është shprehur se preferon që qeveria angleze të drejtohet nga persona si Boris Johnson ministër i jashtëm i dorëhequr i Theresa May. Me të tilla qëndrime Donald Turmp ka treguar se mbështet rrymat e ekstremit të djathtë në Evropë. Përgjegjësia për unifikimin e rrymave të ekstremit të djathtë në Evropë është në dorë të Stephen Bannon i cili ka dhënë teorinë e Internatcionalizmit që përkundër komunistëve të cilët kërkon shkatërrimin e kapitalizmit ai thekson në shkatërrimin e procesit të globalizimit. Mesa duket vala e nacionalizimit ka kapërcyer anët e Atlantikut dhe ka përfshirë brigjet e Amerikës duke sjellë Donald Trumpin dhe tani po kthehet me forcë akoma më të madhe për të përfshirë Evropën. Kjo valë synon të rrëzojë qeveri të tilla si ajo e Angela Merkel dhe e Emanuel Macron dhe ndoshta edhe qeveri konservatore si ajo e Theresa May. Deri dje evropianët ishin ën pritje të përfundimit të 2 viteve të mandatit presidenciale të Donald Trump mirëpo tani ato po përballen me një fenomen të ri. Ky fenomen i ri përfshin përpjekjen e qeverisë aktuale të Amerikës për të drejtat revolucionet me ngjyrë në Evropën perëndimore duke inkurajuar protestat e pakënaqësisë me qëllim që të shkatërrohet multilaterizmi i Evropës dhe më pas shkatërrimin e sistemit monetar të Evropës atë të euros.