Itali protesta kundër ligjit anti-emigracion
Me mijëra banorë të Italisë janë ngritur në protesta për të kundërshtuar ligjin e ri anti-emigracion në këtë vend.
Ligji i ri anti-emigracion në Itali është miratuar më 28 nëntor, ligj që thekson dëbimin e emigrantëve dhe ndalimin e tyre nga marrja e nënshtetësisë italiane. Qeveria e djathtë e Italisë me politikat e saj anti-emigracion prej 5 muajsh ka mbyllur të gjitha portet e saj për emigrantët duke ndaluar futjen e tyre në Itali. Shumë sindikata mbështetës të emigrantëve dhe kundërshtarë politikë në Itali, duke u inspiruar nga protestat në Francë janë ngritur kundër qeveris së Romës. Sipas kundërshtarëve politikat e qeverisë së Romës do të bëhen shkak për ngritjen e numrit të personave që jetojnë pa karta identiteti dhe që bëjnë një jetë nëntokësore dhe punë të zezë.