Italia mban jashtë porteve anijen me 310 emigrantë
Dhjetor 23, 2018 05:17 Europe/Tirane
Italia ka mbyllur portet e saj dhe nuk ka lejuar futjen e një anije me 310 emigrantë.
Matteo Salvini në përgjigje të kërkesës së Maltës për dërgimin e një anije me 310 emigrantë ka thënë se portet e Italisë janë të mbyllura. Organizata jo qeveritare Proavtiva Open Arms ditën e premte i ka shpëtuar emigrantët në kufirin me Libinë. Kjo organizatë ka theksuar se asnjë vend nuk është shprehur i gatshëm për të hapur kufijtë për pranimin e këtyre emigrantëve. Salvini shumë herë është bërë pengesë për pranimin e emigrantëve në Itali. Kriza e emigrantëve është kthyer në një pretekst të vendeve perëndimore për të ndërhyrë tek vendet e tjera kryesisht në Lindjen e Mesme dhe në veri të Afrikës.
Tags