Indonezi, të paktën 168 të vdekur nga cunami që pasoi vullkanin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i84134-indonezi_të_paktën_168_të_vdekur_nga_cunami_që_pasoi_vullkanin
Një dallgë e madhe cunami, që pasoi shpërthimin e një vullkani, ka lënë të vrarë të paktën 168 persona pasi u përplas pa paralajmërim mbi plazhet më të populluara të ngushticës “Sunda” të Indonezisë, gjatë mesnatës së të shtunës, duke lënë pas një valë të gjerë shkatërrimi dhe duke shkaktuar panik edhe më në brendësi të ishullit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 23, 2018 08:54 Europe/Tirane
  • Indonezi, të paktën 168 të vdekur nga cunami që pasoi vullkanin

Një dallgë e madhe cunami, që pasoi shpërthimin e një vullkani, ka lënë të vrarë të paktën 168 persona pasi u përplas pa paralajmërim mbi plazhet më të populluara të ngushticës “Sunda” të Indonezisë, gjatë mesnatës së të shtunës, duke lënë pas një valë të gjerë shkatërrimi dhe duke shkaktuar panik edhe më në brendësi të ishullit.

Qindra ndërtesa u shkatërruan nga dallga gjigante e ardhur prej detit dhe që goditi ishullin jugor të Sumatrës, por edhe brigjet perëndimore të Javës rreth orës 21:30 të mbrëmjes, me atë lokale, pas shpërthimit të një vullkani të njohur si “fëmija” i vullkanit të famshëm “Krakatoa”.

Këtë njoftoi Sutopo Purwo Nugroho, zëdhënës i Agjencisë kombëtare për Fatkeqësitë Natyrore, teksa shtoi se ekipet e kërkim-shpëtimit janë duke kërkuar ende nën rrënoja për të mbijetuar, ndërsa deri tani 168 persona janë konfirmuar të vdekur, 745 të tjerë të plagosur dhe 30 persona vijojnë të rezultojnë të zhdukur në 3 rajone gjithsej.