Ambasadori iranian në Londër: Armiqtë kanë pohuar progreset e Iranit
Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Londër duke u mbështetur në statistikat e nxjerra nga OKB lidhur me progreset dhe sukseset e Iranit në fusha të ndryshme ka thënë se armiqtë janë detyruar të pohojnë sukseset dhe arritjet e Iranit.
Hamid Baidinezhad në ceremoninë e mbajtur me rastin e përvjetorit të 40-të të fitores së revolucionit islamik në Londër ka thënë: Sot Irani për nga disa parametra të zhvillimit njerëzor dhe nga aspekti i shërbimeve infrastrukturore si rrugët, energjia elektrike, gazi dhe uji i pijshëm renditet njëlloj si vendet e zhvilluara të botës. Ambasadori Baidinezhad tha se shkaku i armiqësisë së disa vendeve perëndimore me Republikës Islamike të Iranit është se atyre u janë prerë duart dhe mundësia e grabitjes së burimeve të popullit iranian dhe shtoi se ato vende që pretendojnë se mbrojnë të drejtat e njeriut, mbështesin ata persona dhe rrjedha të cilët i kanë duart e lyer me gjakun e kombit iranian. Revolucioni islamik i Iranit arriti fitoren nën drejtimin e imam Khomeinit (ra) m ë 11 shkurt të vitit 1979. Populli iranian me këtë rast ngrihet për të marshuar dhe festuar në të gjithë Iranin ku shpreh besnikërinë ndaj aspiratave të themeluesit të Republikës Islamike të Iranit dhe të liderit suprem. Marshi madhështor i 22 Bahmanit sivjet dot ë organizohet në mëse 1 mijë qytete dhe 10 mijë fshatra në të gjithë Iranin islamik.