Trump reagon ndaj dështimit të Amerikës në 22 Bahmanin
Presidenti i Amerikës ka shprehur zemërimin e tij të madh nga pjesëmarrja e gjerë dhe masive e popullit iranian në festimet e 22 Bahmanit, ku u shënua përvjetori i 40-të i fitores së Revolucionit Islamik.
Duke reaguar ndaj marshit madhështor të 22 Bahmanit, Donald Trump president i Amerikës ka dhënë mesazhe në gjuhën perse dhe angleze dhe me këto mesazhe qesharake edhe një herë ka akuzuar popullin iranian për gjoja mbështetjen e terrorizmit dhe ka pretenduar se iranianët prej kohësh vuajnë dhe ata meritojnë një të ardhme më të mirë. Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit duke reaguar ndaj mesazheve të Donald Trump në Twitter ka thënë se amerikanët edhe pas 40 vitesh akoma nuk kanë mundur ta kuptojnë se iranianët kurrë nuk nënshtrohen dhe nuk pranojnë sundimin. Ceremonia e fitores së revolucionit islamik ashtu si në të kaluarën është zhvilluar me një pjesëmarrje shumë të madhe ku populli iranian edhe një herë shprehu besnikërinë ndaj aspiratave të revolucionit dhe të liderit suprem. Me miliona iranianë festuan dje 40 vjetorin e fitores së revolucionit islamik dhe kjo epope e madhe është transmetuar gjerësisht nga mediat rajonale dhe botërore. Në marshin madhështor të 22 Bahmanit populli iranian denoncoi Amerikën që është vandali më i madh, më i dhunshëm që krijon kriza dhe luftëra në të gjithë botë dhe është theksuar se ky popull nuk do të nënshtrohet përballë kërkesave të tepruara dhe anti-njerëzore të Donald Trump. Amerika pas daljes në marrëveshja bërthamore ka ndërmarrë të gjitha masat për të ushtruar presione ndaj kombit Iranin. Donald Trump më 8 Maj pasi ka përsëritur pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe premtoi rikthimin e sanksioneve kundër Iranit. Donald Trump pas tërheqjes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, më 5 nëntor shpalli rivendosjen e sanksioneve kundër Iranit. Këto sanksione kthehen për një periudhë 90-180 ditë. Faza e parë e sanksioneve kundër Iranit u zbatua në muajin gusht ndërsa faza e dytë u vu në zbatim më 5 nëntor. Kjo është në kohën kur Britania, Franca, Rusia, Kina, Gjermania dhe BE janë shprehur pro ruajtjes dhe mbështetjes së marrëveshjes bërthamore me anë të krijimit të sistemit INSTEX.