Ministri i jashtëm i Rusisë paralajmëron Juan Guaido
Ministri i punëve të jashtme të Rusisë ka paralajmëruar liderin e opozitarëve të Venezuelës në lidhje me krijimin e rrethanave të përshtatshme për ndërhyrjen e faktorëve të huaj në këtë vend.
Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Sergei Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë, të mërkurën ka paralajmëruar Juan Guaido, liderin e opozitarëve të Venezuelës për mbështetjen ndaj ndërhyrjes së jashtme në petkun e dërgimit të ndihmave ndërkombëtare dhe ka kërkuar zhvillimin e bisedimeve mes qeverisë dhe opozitarëve të Venezuelës.
Lavrov ka deklaruar se Rusia është e shqetësuar në lidhje me kërcënimet e Amerikës të cilat mbështetet fuqishëm nga partia opozitare e Venezuelës.
Qeveria venezuelase të mërkurën ka ndaluar të gjitha anijet që të largohen nga portet e Venezuelës, katër ditë nga data e njoftuar nga opozitari Juan Guaido për hyrjen e ndihmave humanitare në vend.
Sipas një dokumenti ushtarak thuhet se “janë pezulluar të gjitha pajisjet e anijeve në të gjitha portet deri të dielën për arsye sigurie”.