Ministri i jashtëm i Rusisë paralajmëron Juan Guaido
https://parstoday.ir/sq/news/world-i85909-ministri_i_jashtëm_i_rusisë_paralajmëron_juan_guaido
Ministri i punëve të jashtme të Rusisë ka paralajmëruar liderin e opozitarëve të Venezuelës në lidhje me krijimin e rrethanave të përshtatshme për ndërhyrjen e faktorëve të huaj në këtë vend.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 21, 2019 09:33 Europe/Tirane
  • Ministri i jashtëm i Rusisë paralajmëron Juan Guaido

Ministri i punëve të jashtme të Rusisë ka paralajmëruar liderin e opozitarëve të Venezuelës në lidhje me krijimin e rrethanave të përshtatshme për ndërhyrjen e faktorëve të huaj në këtë vend.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Sergei Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë, të mërkurën ka paralajmëruar Juan Guaido, liderin e opozitarëve të Venezuelës për mbështetjen ndaj ndërhyrjes së jashtme në petkun e dërgimit të ndihmave ndërkombëtare dhe ka kërkuar zhvillimin e bisedimeve mes qeverisë dhe opozitarëve të Venezuelës.

Lavrov ka deklaruar se Rusia është e shqetësuar në lidhje me kërcënimet e Amerikës të cilat mbështetet fuqishëm nga partia opozitare e Venezuelës.

Qeveria venezuelase të mërkurën ka ndaluar të gjitha anijet që të largohen nga portet e Venezuelës, katër ditë nga data e njoftuar nga opozitari Juan Guaido për hyrjen e ndihmave humanitare në vend.

Sipas një dokumenti ushtarak thuhet se “janë pezulluar të gjitha pajisjet e anijeve në të gjitha portet deri të dielën për arsye sigurie”.