Ekzagjerimet e Mike Pence kundër Iranit
Amerika në periudhën e presidencës së Donald Trump qartazi ka ndërmarrë një program për dobësimin dhe rrëzimin e Republikës Islamike të Iranit. Në këtë kuadër Donald Trump ka deklaruar daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe rikthimin e sanksioneve bërthamore kundër Iranit duke u futur në një luftë ekonomike që ka për qëllim përhapjen e varfërisë dhe të trazirave në Iran.
Mirëpo në shkallë rajonale, qeveria e Donald Trump në kuadër të dokumentit të strategjisë për sigurinë kombëtare të vitit 2017, ka bërë përpjekje të shumta për të krijuar aleanca rajonale kundër Iranit. Përveç kësaj qeveria e Donald Trump ka shtuar përpjekjet e saj për luftë psikologjike dhe propaganduese kundër Iranit dhe autoritetet amerikane herë pas here parashtrojnë akuza të ndryshme kundër Republikës Islamike të Iranit. Akuza më e fundit është lëshuar nga Mike Pence nënpresidenti amerikan i cili në një deklaratë të tij përveçse ka përsëritur pretendimet boshe kundër Iranit për gjoja përpjekjet për prodhimin e armëve atomike dhe mbështetjen e terrorizimit, ka mbështetur veprimet anti-iraniane të Uashingtonit. Pence ka akuzuar Iranin se përpiqet të kryejë një tjetër holokaust dhe ka theksuar se Amerika do të përballet me Republikën Islamike të Iranit. Ai mbajti në një fjalim në konferencën të quajtur “ Fronti politik konservator” në shtetin Meriland të Amerikës ku vlerësoi vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për daljen nga marrëveshja bërthamore të cilën e konsideroi katastrofike. Kjo është në kohën kur anëtarët e tjerë të grupit 5+1 pas daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe krijimit të grupit 4+1, janë shprehur krejtësisht kundër qëndrimeve të palës amerikane. Rusia, Kina dhe trojka evropiane përkundër Amerikës shprehen se Irani ka plotësuar dhe zbatuar të gjitha pikat e marrëveshjes bërthamore dhe se kjo marrëveshja është funksionale dhe me ndikim për të kontrolluar aktivitetet bërthamore dhe theksojnë se marrëveshja bërthamore ka parandaluar shfaqjen e tensioneve dhe konflikteve në shkallë rajonale dhe ndërkombëtare. Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit duke mbrojtur marrëveshjen bërthamore ka thënë se kjo marrëveshje është rezultat i 10 viteve negociata dhe duke iu drejtuar presidentit Donald Trump shti se kjo është marrëveshje më e mirë që mund të arrihej. Një tjetër pretendim i nënpresidentit amerikanë është gjoja përpjekja e Iranit për të kryer një tjetër holokaust. Pence sa i përket kësaj ka thënë: Irani haptazi mbështet një tjetër holokaust dhe po përpiqet ta bëjë atë. Mesa duket Amerika ka harruar faktin se perëndimorët e Hitlerit janë përgjegjës për holokaustin gjatë luftës së dytë botërore. Janë pikërisht këta perëndimorë që pas luftës së dytë botërore me mijëra hebrenj i kanë dërguar në Palestinë për të krijuar qeverinë false të Izraelit dhe në këtë mënyrë krijuan hapësira për luftë dhe veprime të tmerrshme të regjimit sionist kundër palestinezëve dhe popujve të vendeve fqinje për 70 vite me radhë. Irani kurrë nuk ka qenë kundër hebrenjve dhe hebrenjtë në Iran gëzojnë të gjitha privilegjet dhe të drejtat qytetare duke pasur edhe deputetë në parlament.