Dëbimi i ambasadorit gjerman nga Venezuela
https://parstoday.ir/sq/news/world-i86273-dëbimi_i_ambasadorit_gjerman_nga_venezuela
Ministria e jashtme e Venezuelës e ka shpallur person non grata ambasadorin gjerman në Karakas për shkak të mbështetjes së tij për presidentin e vetëshpallur Juan Guiado.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 06, 2019 16:27 Europe/Tirane
  • Dëbimi i ambasadorit gjerman nga Venezuela

Ministria e jashtme e Venezuelës e ka shpallur person non grata ambasadorin gjerman në Karakas për shkak të mbështetjes së tij për presidentin e vetëshpallur Juan Guiado.

Ministria e jashtme e Venezuelës lëshoi një deklaratë duke iu përgjigjur sjelljes së ambasadorit gjerman Daniel Carrinere në Karakas dhe mbështetjes së tij për udhëheqësin e opozitës Juan Guido. Qeveria e Venezuelës njoftoi të mërkurën se i ka dhënë ambasadorit 48 orë për t'u larguar nga territori i Venezuelës. Sipas këtij raporti, Daniel Carrinere në momentin kur Guido po kthehej nga udhëtimi i tij jashtë shtetit, kishte dalë për ta pritur atë në aeroportin e Karakasit. Juan Guido, i mbështetur nga SHBA, mbërriti në Caracas të hënën dhe ambasadorë nga disa vende evropiane, përfshirë Gjermaninë, morën pjesë në aeroport për ta mirëpritur atë.