Trump: Google është besnike ndaj ushtrisë amerikane
https://parstoday.ir/sq/news/world-i86801-trump_google_është_besnike_ndaj_ushtrisë_amerikane
Donald Trump presidenti amerikan ditën e mërkurë bëri të ditur takimin e  tij me Sundar Pichai drejtori ekzekutiv i kompanisë amerikane Google dhe shtoi se Google është plotësisht e angazhuar dhe besnik ndaj ushtrisë amerikane dhe jo ndaj ushtrisë kineze.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 28, 2019 04:37 Europe/Tirane
  • Trump: Google është besnike ndaj ushtrisë amerikane

Donald Trump presidenti amerikan ditën e mërkurë bëri të ditur takimin e  tij me Sundar Pichai drejtori ekzekutiv i kompanisë amerikane Google dhe shtoi se Google është plotësisht e angazhuar dhe besnik ndaj ushtrisë amerikane dhe jo ndaj ushtrisë kineze.

Më herët presidenti amerikan kishte akuzuar kompaninë Google se spiunon në interes të Kinës dhe për të favorizuar tregtinë me ushtrinë e këtij vendi. Josef Dunford shefi i shtabit të ushtrisë amerikane më 14 mars ka shprehur shqetësime mbi aktivitetet e Google në Kinë dhe ka thënë se Departamenti Amerikan i Mbrojtjes është i mendimit se Google në formë indirekte po ndihmon Kinën. Kohët e fundit qeveria amerikane ka bërë përpjekje të shumta për të penguar aktivitetin e  gjigandit kinez Huawei. Qeveria amerikane u ka kërkuar vendeve evropiane që të mos përdorin pajisjet e kësaj kompanie pasi me to mund të kryhet spiunazh në interes të qeverisë kineze.