BE nuk pranon sovranitetin e Izraelit mbi lartësitë Golan
(last modified Sun, 31 Mar 2019 05:57:47 GMT )
Mars 31, 2019 07:57 Europe/Tirane
  • BE nuk pranon sovranitetin e Izraelit mbi lartësitë Golan

Federika Mogherini shefe e politikës së jashtme të BE ka thënë se unionin nuk e pranon sovranitetin e Izraelit mbi rajonin e pushtuar prej tij Golan.

BE dje në darkë me anë të një deklarate ka bërë të ditur se BE nuk njeh zyrtarisht rajonin e pushtuar Golan si pjesë të territorit të Izraelit. Në deklaratën e BE-së thuhet se qëndrimi i unioni mbi lartësitë e pushtuara Golan të Sirisë, nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë. Edhe organizata HRË, vendimin e presidentit Donald Trump për njohjen zyrtare të lartësive të pushtuara Golan si pjesë e territorit të Izraelit, e ka quajtur shkelje të ligjeve ndërkombëtare. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e njohu sovranitetin e Izraelit mbi Lartësitë Golan - rajon të cilin forcat izraelite e kanë pushtuar nga Siria në fazat e fundit të Luftës gjashtë ditëshe të vitit 1967. Duke nënshkruar njohjen zyrtare në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se Shtetet e Bashkuara është dashur ta bëjnë një hap të tillë "disa dekada më parë". Kryeministri i Izraelit, Beniamin Netanjahu, qëndroi pranë Trumpit në Shtëpinë e Bardhë derisa ai e nënshkroi njohjen. Stefan Dujarric zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB duke reaguar ndaj vendimit të Donald Trump deklaroi se pozicioni i OKB mbi lartësitë Golan nuk ka ndryshuar. KS i OKB gjithashtu e ka njohur rajonin Golan si rajon të Sirisë të pushtuar nga Izraeli.

Tags