Brookings: Rezsitenca e Iranit ka kalbëzuar administratën e Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i86869-brookings_rezsitenca_e_iranit_ka_kalbëzuar_administratën_e_trump
Një prej instituteve në Amerikë ka deklaruar se veprimtaria e ekipit të Donald Trump për ta detyruar Iranin që të dorëzohet përballë kërkesave të Uashingtonit, nuk ka qenë se suksesshme.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Mars 31, 2019 03:28 Europe/Tirane
  • Brookings: Rezsitenca e Iranit ka kalbëzuar administratën e Trump

Një prej instituteve në Amerikë ka deklaruar se veprimtaria e ekipit të Donald Trump për ta detyruar Iranin që të dorëzohet përballë kërkesave të Uashingtonit, nuk ka qenë se suksesshme.

Instituti amerikan Brookings në një raport të tij ka thënë se veprimtaria e presidentit amerikan kundrejt Iranit nuk ka qenë e suksesshme dhe nëse ajo vazhdon me këtë ritëm, ajo nuk do ta detyrojë kurrë Iranin që të dorëzohet. Instituti në fjalë rekomandon që Donald Trump të heqë dorë nga kërkesat e tepruara dhe duke u mbështetur tek realiteti të ndërmarrë hapa që janë në interes të tij sa i përket programit bërthamor të Iranit. Ekspertët e Brookings, duke argumentuar se arsyeja kryesore për dështimin e strategjisë së ekipit Trump kundrejt Iranit është vendosmëria e Iranit për t'i rezistuar kërkesave të SHBA dhe për t'i rezistuar presioneve të brendshme dhe të jashtme, the thotë: "Autoritetet e Iranit shfrytëzuar vështirësitë me të cilat përballet populli iranian për të mobilizuar njerëzit në rezistencën popullore dhe për t'i bërë ata të vetëdijshëm për "arrogancën" e Shteteve të Bashkuara. " Studimet e Brookings gjithashtu theksuan se rifillimi i sanksioneve dhe i 12kërkesave të qeverisë së Trump nga Irani, që nënkuptonte një kthim 180 gradë të sjelljes së Iranit, ishte gjithashtu joreale pasi ajo rriti rezistencën e Iranit ndaj kërkesave të Shteteve të Bashkuara, bëri që partnerët potencialë të SHBA-së që zakonisht pranonin vendosjen e kufizimeve kuptimplotë ndaj Teheranit, tani të distancohen nga Amerika.