Arrestohet në Londër Julian Assange, bashkë-themeluesi i Wikileaks
(last modified Thu, 11 Apr 2019 12:52:19 GMT )
Prill 11, 2019 14:52 Europe/Tirane
  • Arrestohet në Londër Julian Assange, bashkë-themeluesi i Wikileaks

Bashkë-themeluesi i Wikileaks, Julian Assange është arrestuar në ambasadën ekuadoriane në Londër ditën e sotme, raportoi BBC.

Policia britanike ka arrestuar themeluesin e Wikileaks, Julian Assange të enjten (11.04). Më parë Ekuadori i hoqi Assange azilin diplomatik. Assange i trembet një procesi në SHBA.

Julian Assange, që ishte shumë i interesuar për teknikën e kompjuterëve që në moshë të re lindi në Australi. Pas divorcit të prindërve ai jetoi në shumë vende të ndryshme. Assange u martua në moshën 18 vjeçare dhe u bë shumë shpejt baba. Por martesa nuk rezistoi gjatë.

Në themelimin e platformës investigative, Wikileaks në vitin 2006, Assange ishte figura qendrore. Wikileaks premtonte me zbulimet e saj të hidhte një vështrim në veprimet joetike të qeverive dhe firmave. Por për kritikët, Assange ishte një aktor mendjemadh, që me publikimin e informacioneve rrezikonte madje edhe jetë njerëzish. Platforma e tij u bë e njohur sidomos për publikimin e informacioneve mbi dokumente të brendshme për luftën në Irak dhe Afganistan.

Australiani 47 vjeçar është figurë e debatuar edhe brenda skenës së hakerave. Kritika ka pasur për stilin autoritar të tij dhe madje edhe akuza për dhunim seksuale në Suedi, ku edhe u ngrit një aktakuzë, që më vonë u rrëzua.

Por shumë të tjerë e nderojnë Julian Assange si hero dhe e quajnë mjaft karizmatik. Gjatë qëndrimit të tij në ambasadën e Ekuadorit ai ka pasur vizita nga figura të njohura, si Lady Gaga apo Pamela Anderson.

Tags