Italia dërgon ndihma humanitare për Iranin
(last modified Wed, 17 Apr 2019 09:12:13 GMT )
Prill 17, 2019 11:12 Europe/Tirane
  • Italia dërgon ndihma humanitare për Iranin

Ministria e jashtme e Italisë njoftoi dërgimin e 40 ton ndihmave humanitare në Teheran për tu ardhur në ndihmë të prekurve nga përmbytjet.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Mehr e lajmeve sipas të cilës ministria e jashtme e Italisë njoftoi se një avion të transportit të mallrave është nisur nga jugu i Italisë për në Teheran. Deri tani vende si Iraku, Omani, Pakistani, Turqia, Gjermania, Kuvajti dhe disa organizata ndërkombëtare kanë dërguar ndihma humanitare në Iran. Hyrja e një fluksi të ri të reshjeve të shiut nga pjesa jugore e Iranit ka shkaktuar vërshimin e lumenjve dhe përmbytje në disa rajone jugore të provincës Sistan dhe Baluçistan, në pjesën jugore të Kermanit, në provincën Hormozgan, në perëndim të Khorasanit Razavi dhe në perëndim të Khorasanit jugor ku ka janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se reshjet e mëdha dhe të ashpra të shiut që kanë filluar nga dje në disa provinca jugore, juglindore dhe verilindore të Iranit dhe që kanë shtuar intensitetin e tyre ditën e diele, kanë shkaktuar vërshimin e lumenjve dhe kanë krijuar pengesa serioze në jetën normale të banorëve duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në infrastrukturë dhe në shtëpitë e banorëve. Vërshimi i lumenjve dhe përmbytjet në shumë provinca të Iranit është bërë shkak që të gjitha organet dhe institucionet ekzekutive të mobilizohen në mënyrë urgjente për t’u dalë në ndihmë banorëve në rajonet e përmbytura.

 

 

Tags