Japonia dhe BE shprehin mbështetjen për marrëveshjen bërthamore
(last modified Fri, 26 Apr 2019 18:04:27 GMT )
Prill 26, 2019 20:04 Europe/Tirane
  • Japonia dhe BE shprehin mbështetjen për marrëveshjen bërthamore

Japonia dhe BE me gjithë presionet e Amerikës kanë shprehur mbështetjen e tyre për marrëveshjen bërthamore.

Pas takimit të Shinzo Abe, kryeministër i Japonisë dhe Donald Tusk kreu i këshillit të Evropës dhe Jean Claude Juncker kreu i Komisionit të Evropës, Brukseli ka dalë me një deklaratë ku shprehet mbështetja e BE dhe e Japonisë për marrëveshjen bërthamore. Në këtë deklaratë gjithashtu është theksuar se BE dhe Japonia do të vazhdojnë angazhimet e tyre për hapjen e tregjeve. Brukseli dhe Tokio theksojnë mbështetjen për marrëveshjen bërthamore në kohën kur qeveria Amerikane ka marrë  vendim të anulojë përjashtimin nga sanksionet amerikane të blerësve të naftës iraniane ku mes tyre është edhe Japonia. Donald Trump ka marrë vendim të vendosë sanksione ndaj blerësve të naftës iraniane prej 2 majit, nëse ata vazhdojnë blerjen e naftës iraniane. Ky veprim i qeverisë Amerikane ka ngjallur reagime negative nga vende të ndryshme të botës. BE shpreh mbështetjen ndaj marrëveshjes bërthamore dhe thekson ruajtjen e saj dhe të biznesit me Iranin. Ndërkohë Teherani kërkon veprime konkrete nga ana e Evropës për të ulur pasojat negative të veprimeve anti-iraniane të Uashingtonit ndaj ekonomisë iraniane.

Tags