Trump përsëri poshtëron Arabinë Saudite: Përveç parave, nuk kanë asgjë
Presidenti i Amerikës gjatë një fjalimi para përkrahësve të tij në Uiskansin të SHBA-ve duke nënçmuar mbretin e Arabisë Saudite dhe vendin e tij, ka thënë se Arabia Saudite nuk ka asgjë tjetër, përveç parave.
Donald Trump, presidenti i Amerikës, sot në një fjalim të zhvilluar para përkrahësve të tij, përsëri ka përdorur një fjalor poshtërues ndaj Arabisë Saudite dhe për përkrahësit e vet ka treguar kujtime nga një bisedë telefonike e tij me mbretin Selman bin Abdulaziz, mbretin e Arabisë Saudite. Trump në një pjesë të fjalimit të tij në lidhje me Arabinë Saudite ka thënë: "Janë disa vende të cilat janë shumë të pasura. Mund të mendoni se ne me një kontakt telefonik me ato vende mund të fitojmë 500 milionë dollarë. Aktualisht ne këtë çështje e kemi ndaj shumë vendeve siç është Arabia Saudite, një vend ky që është shumë i pasur. Ne i mbrojmë ato vende. Ne Arabisë Saudite i japin ndihmë subvencionale. Ata përveç parave, nuk kanë asgjë tjetër. Mirëpo ne u japin atyre subvencione. Ata kanë blerë nga ne 450 miliardë dollarë mallra. Në Amerikë janë disa njerëz që kërkojnë ndërprerjen e bashkëpunimeve tona me Arabinë Saudite, mirëpo sauditët kanë ndarë 450 milionë dollarë për ne dhe unë nuk dëshiroj të humbas këto para. Në lidhje me ushtrinë, duhet them se ne u japim atyre subvencione. Unë kam kontaktuar mbretin e Selman të Arabisë Saudite. Unë e dua mbretin. Unë i thash mbretit se ne po humbasim gjithë çka kemi për të mbrojtur juve dhe ju mbret keni para të mëdha. Ai më tha: "Pse ju po më kontaktoni mua dhe po më thoni këto fjalë? Askush deri më tani nuk më ka kontaktuar mua në këtë mënyrë!" Unë i thash, për arsye ata kanë qenë budallenj".