Punëtorët amerikanë protestojnë kundër politikave luftënxitëse të qeverisë së Trump
Punëtorët amerikanë në shtete dhe qytete të ndryshme të Amerikës kanë protestuar kundër politikave luftënxitëse të presidentit të Amerikës.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se punëtorët amerikan ditën e mërkurë njëkohësisht me ditën botërore të punëtorëve 1 maj, kanë organizuar tubime protestuese në shtete dhe qytete të ndryshme të SHBA-ve dhe kanë protestuar kundër politikave luftënxitëse të qeverisë së Donald Trump si dhe kanë kritikuar politikat e emigracionit të Shtëpisë së Bardhë.
Punëtorët amerikanë gjithashtu kanë dënuar politikën ndërhyrëse të qeverisë së Trump në Venezuelë. Protestuesit amerikan në Nju Jork kanë organizuar protesta në tre zona përball Kullës së Trump, në Wall Street dhe kanë hedhur slogane për rëndësinë e mbrojtjes ambientale dhe kundër diskriminimit racor. Në zonën Seattle gjithashtu me qindra persona janë mbledhur në një tubim protestues dhe kanë kërkuar më shumë vëmendje ndaj punëtorëve dhe respektimin e të drejtave të emigracionit.