Bolton pretendon se Amerika dëshiron bisedime me Iranin
Këshilltari për siguri kombëtare në Shtëpinë e Bardhë duke justifikuar armiqësitë e Uashingtonit kundër Teheranit, ka thënë se të tilla veprime janë për të shtyrë Iranin në bisedime.
John Bolton i cili është i njohur si politikani më anti-iranian i qeverisë amerikane, në një mesazh të tij ka thënë: Deri në kohën kur autoritetet iraniane të mos ndryshojnë sjelle dhe të mos marrin vendim për kthim në tryezën e bisedimeve, Uashingtoni do të vazhdojë presionet e tij maksimale kundër Teheranit. Bolton flet për bisedime në kohën kur Amerika më 8 maj të vitit të kaluar, shkeli normat dhe dispozitat ndërkombëtare dhe u largua nga marrëveshja bërthamore dhe për një vit ka vendosur sanksione të jashtëligjshme kundër popullit iranian. Më herët presidenti iranian Hasan Ruhani duke përmendur vonesat e Evropës në rikuperimin e dëmeve të shkaktuara nga dalja e Amerikës nga marrëveshja bërthamore ka thënë se pala evropiane ka 60 ditë afat kohë të marrë masat e duhura dhe për momentin Irani në kuadër të marrëveshjes bërthamore pezullon dy prej zotimeve të tij.