Gjykata Federale e Apelit vendim kundër administratës Trump për DACA-n
https://parstoday.ir/sq/news/world-i88087-gjykata_federale_e_apelit_vendim_kundër_administratës_trump_për_daca_n
Sipas një vendimi të Gjykatës Federale të Apelit, administrata Trump ka vepruar në mënyrë “arbitrare dhe kapriçioze”, kur kërkoi që t’i jepej fund një programi të administratës Obama, që mbron nga dëbimi imigrantët e rinj.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 18, 2019 16:28 Europe/Tirane
  • Gjykata Federale e Apelit vendim kundër administratës Trump për DACA-n

Sipas një vendimi të Gjykatës Federale të Apelit, administrata Trump ka vepruar në mënyrë “arbitrare dhe kapriçioze”, kur kërkoi që t’i jepej fund një programi të administratës Obama, që mbron nga dëbimi imigrantët e rinj.

Trupa gjykuese përbëhej nga tre anëtarë dhe vendimi u morr me miratimin e dy prej tyre dhe kundërshtimin e një anëtari të gjykatës. Sipas vendimit administrata Trump shkeli statusin federal me përpjekjen për t’i dhënë fund programit i cili shtyn veprimin për deportim të fëmijëve të sjellë në mënyrë të paligjshme në SHBA nga prindërit e tyre, pa i shpjeguar në mënyrë e duhur arsyet pse. Gjykata e Lartë po vlerëson ankimin e administratës Trump ndaj vendimeve të gjykatave të një shkalle më të ulët, të cilat gjithashtu urdhëruan që DACA të qëndrojë në fuqi. Gjykatësit nuk kanë caktuar ndonjë datë për ndërmarrjen e veprimeve mbi këtë çështje. Nëse Gjykata e Lartë vendos të dëgjojë ankimin, nuk pritet një vendim mbi këtë çështje deri në vitin 2020.