Pretendimet e fundit të Trump për negociata me Iranin
Presidenti amerikan në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin japonez ka pretenduar se Uashingtoni i gatshëm të futet në bisedime me Teheranin për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
Donald Trump në përgjigje të pyetjes mbi mundësinë e ndërmjetësimit të Japonisë mes Iranit dhe Amerikës për negociata mes palëve ka thënë : Japonia ka marrëdhënie të mira me Iranin dhe mund të luaj rol në këtë çështje. Trump pretendoi se ai në këtë çështje nuk ka asnjë problem dhe beson se iranianët kanë dëshirë të futen në bisedime me Amerikën dhe për këtë arsye amerikanët janë të interesuar për bisedime. Amerika flet për bisedime në një kohë kur presidenti amerikan ka tërhequr Uashingtonin nga marrëveshja bërthamore, ka rikthyer sanksionet kundër Iranit dhe ka shtuar trupat ushtarake në Gjirin Persik duke u kthyer në faktor krize dhe pasigurie për rajonin.