Senatori amerikan: Politika e Trump ndaj Iranit është katastrofale
Anëtari i Senatit të Amerikës ka kritikuar politikën kontradiktore të presidentit të Amerikës ndaj Iranit dhe e ka përshkruar atë katastrofale.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Chris Murphy, senatori demokrati i Amerikës, në një mesazh të publikuar në Twitter, ka reaguar ndaj deklaratave të Donald Trump në lidhje me Iranin që ka bërë gjatë vizitës së tij në Japoni.
Trump ditën e hënë në konferencën e përbashkët për shtyp me Shinzu Abe, kryeministrin e Japonisë, deklaroi: “Ne nuk kërkojmë ndryshimin e sistemit shtetëror në Iran, por kërkojmë që Irani të mos ketë qasje në armë bërthamore. Aktualisht kemi mjaftë probleme për shkak të armëve bërthamore në botë”.
Chris Murphy në llogarinë e tij në Twitter në reagim ndaj këtyre deklaratave, ka shkruar: “Pikërisht për këtë arsye jemi bërë objekt për përqeshje në botë. Mike Pompeo, sekretari amerikan i shtetit, udhëton në tërë botën dhe thotë se Irani për të zhvilluar negociata duhet të pranojë 12 kushtet e caktuara nga Amerika ndërsa Trump thotë se jemi liruar nga armët bërthamore të cilat i kanë poseduar ata deri më tani. Me të vërtetë është katastrofale”.
Ndërkohë Richard Nephew, anëtar i ekipit të Amerikës në negociatat për marrëveshjen bërthamore me Iranin, në lidhje me seriozitetin e presidentit të Amerikës për propozimin e negociatave me Teheranin, ka thënë: “Trump dhe sekretari i tij i shtetit në lidhje me kushtet për negociata me Iranin, por japin deklarata kontradiktore”.