Mbi 21 mijë emigrantë hyjnë në Evropë nëpërmjet Detit Mesdhe
Organizata Ndërkombëtare për Refugjatë ka deklaruar se nga muaji Janar i vitit 2019 e deri më tani, mbi 21 refugjatë nëpërmjet Detit Mesdhe kanë hyrë në Evropë.
Agjencia e lajmeve Shinhua njoftoi se sipas raportit të Organizatës Ndërkombëtare për Refugjatë, numri i refugjatëve të cilët nga Janari e deri më tani, nëpërmjet Detit Mesdhe kanë hyrë në Evropë, ka shkuar në 21.301 persona që në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar gjatë të cilës kishin hyrë në Evropë 32.07 persona, vërehet një rënie me 30%.
Organizata Ndërkombëtare për Refugjatë ka shtuar se 85% e këtyre refugjatëve kanë hyrë në Spanjë dhe në Greqi ndërsa pjesa tjetër janë nisur drejt Italisë, Maltës dhe Qipros.
Sipas raportit të Organizatës Ndërkombëtare të Refugjatëve, Deti Mesdhe vazhdon të mbetet rruga më e rrezikshme për refugjatët në arritjen në Evropë.