Rusia kundërshton projektdeklaratën e KS të OKB rreth Idlibit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i88532-rusia_kundërshton_projektdeklaratën_e_ks_të_okb_rreth_idlibit
Delegacioni përfaqësues i Rusisë në OKB ka kundërshtuar projektdeklaratën e Këshillit të Sigurimit në lidhje me provincën Idlib të Sirisë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 05, 2019 13:25 Europe/Tirane
  • Rusia kundërshton projektdeklaratën e KS të OKB rreth Idlibit

Delegacioni përfaqësues i Rusisë në OKB ka kundërshtuar projektdeklaratën e Këshillit të Sigurimit në lidhje me provincën Idlib të Sirisë.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se delegacioni përfaqësues i Rusisë në OKB me anë të një deklarate të publikuar të martën, deklaroi se Moska kundërshton projektdeklaratën e Këshillit të Sigurimit të OKB në të cilën kërkohet armëpushim i menjëhershëm në provincën Idlib të Sirisë për arsye se ky dokument ka qasje të njëanshme në lidhje me situatën në Siri.

Në deklaratën e përfaqësisë diplomatike të Rusisë në OKB thuhet: “Rusia me të drejtën e vetos ka ndërprerë këtë iniciativë trepalëshe të marrë nga Kuvajti, Gjermania dhe Belgjika”.

Në bazë të kësaj deklarate, ky projektdeklarate për armëpushim në Idlib, ka anashkaluar faktin se shumica e rajoneve në provincën Idlib ndodhen nën pushtimin e grupit terrorist Tahrir Sham i cili është një grup i lidhur me organizatën terroriste Al Kaida dhe Fronti Nusra.