Trita Parsi hedh poshtë pretendimet e Pompeo kundër Iranit
Kryetari i këshillit kombëtar të iranianëve në Amerikë ka hedhur poshtë akuzat e sekretarit amerikan të shtetit kundër Iranit.
Trita Parsi, kryetar i këshillit kombëtar të iranianëve në Amerikë (NIAC) në një mesazh të tij në Twitter ka thënë: Një arsye e fortë për të hedhur poshtë pretendimet e Mike Pompeo për gjoja se sulmi ndaj anijeve në detin e omanit është kryer nga Irani, janë gënjeshtrat e tij në mbështetje të akuzave që hidhen kundër Iranit. Kryetari i këshillit kombëtar të iranianëve në Amerikë ka thënë se Pompeo mashtron duke e bërë Iranin përgjegjës për këtë sulm. Autoritetet amerikane mes tyre Mike Pompeo në vazhdën e qëndrimeve të tyre armiqësore kundër Iranit, këtë vend e kanë bërë përgjegjës për sulmin e dyshimtë në detin e Omanit. Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit duke reaguar ndaj këtij sulmi të dyshimtë në detin e Omanit ka propozuar krijimin e një asambleje diskutimi në rajon. Dy anije me ngarkesa etanol dhe metanol, që i përkisnin Japonisë, janë sulmuar në formë të dyshimtë në detin e Omanit. Pas shpërthimit të zjarrit tek dy anijet njësiti i ndihmës së shpejtë i institutit të lundrimit të Republikës Islamike të Iranit është futur menjëherë në veprim dhe ka shpëtuar personelin e të dy anijeve.