Kongresmenja amerikane kritikon akuzimet e pabaza ndaj Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i88829-kongresmenja_amerikane_kritikon_akuzimet_e_pabaza_ndaj_iranit
Përfaqësuesja e Kongresit të Amerikës nga shteti Havai ka kritikuar politikën e jashtme të qeverisë së Uashingtonit dhe deklaroi se duhet shmangur akuzimi i pabazë ndaj Iranit në lidhje me sulmin e fundit ndaj dy anijeve të transportit të naftës në Detin e Omanit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 16, 2019 12:15 Europe/Tirane
  • Kongresmenja amerikane kritikon akuzimet e pabaza ndaj Iranit

Përfaqësuesja e Kongresit të Amerikës nga shteti Havai ka kritikuar politikën e jashtme të qeverisë së Uashingtonit dhe deklaroi se duhet shmangur akuzimi i pabazë ndaj Iranit në lidhje me sulmin e fundit ndaj dy anijeve të transportit të naftës në Detin e Omanit.

Tulsi Gabbard në një intervistë me gazetën "Indipendent" ka kritikuar politikat e Donald Trump, presidentit të Amerikës ndaj Iranit dhe ka paralajmëruar për fillimin e një lufte të ftohtë të re.

Kandidatja për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në Amerikë duke kritikuar fillimin e luftërave jokonstruktive dhe të kota me paratë e taksapaguesve amerikanë, ka kërkuar nga drejtuesit e politikës së jashtme të Amerikës që të heqin dorë nga provokimet e jashtme siç është akuzimi i Iranit në lidhje me dëmtimin e dy anijeve në Detin e Omanit.

Tulsi Gabbard gjithashtu duke kritikuar politikat luftënxitëse të qeverive amerikane, ka paralajmëruar në lidhje me ndërhyrjet dhe politikat e jashtme aktuale të Amerikës.