Anglia dërgon 100 forca detare në Ngushticën e Hormozit
Gazeta britaneze "Times" në një raport të saj ka bërë të ditur se Anglia për të mbrojtur anijet dhe interesat e saj në rajonin e Gjirit Persik, dërgon 100 forca detare mbretërore në ngushticën e Hormozit.
Gazeta "Times" thotë se njëkohësisht me shtimin e presioneve pas sulmit ndaj dy anijeve transportuese të naftës së Japonisë dhe Norvegjisë, edhe Anglia u pozicionua në vijën e Amerikës dhe Arabisë Saudite për ta konsideruar Iranin fajtor për këto sulme, akuza të pavërteta këto të cilat i ka hedhur poshtë Iranit në mënyrë të prerë.
Patrullimi i forcave speciale të Anglisë koordinohet nga baza e tyre e re në Bahrejn. Megjithëkëtë Jeremy Corbyn, lideri i partisë laboriste të Anglisë, të shtunën me anë të një mesazhi ka theksuar se Londra duhet të bëjë hapa për reduktimin e tensioneve në Gjirin Persik dhe jo të provokojë një konflikt ushtarak. Ai shtoi: "Akuzat e qeverisë pa kurrfarë dëshmie të vlefshme në lidhje me sulmet ndaj këtyre anijeve, vetëm shtojnë kërcënimet e luftës".
Ndërkohë Jeremi Hunt, ministri i jashtëm i Britanisë së Madhe, ka kritikuar këtë mesazh të Corbyn dhe ka shktuar: "Pse Corbyn lideri i partisë laboriste kurrë nuk flet në mbështetje të aleatëve të Britanisë së Madhe, Inteligjencës së Britanisë apo interesave të Britanisë?".