Pompeo thotë se SHBA nuk dëshiron luftë me Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i88837-pompeo_thotë_se_shba_nuk_dëshiron_luftë_me_iranin
Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo thotë se Uashingtoni nuk dëshiron të hyjë në luftë me Teheranin, ndërsa në mënyrë të rreme po vazhdon akuzat kundër Iranit për sulmet ndaj dy tankerëve të naftës në Detin e Omanit javën e kaluar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 16, 2019 15:58 Europe/Tirane
  • Pompeo thotë se SHBA nuk dëshiron luftë me Iranin

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo thotë se Uashingtoni nuk dëshiron të hyjë në luftë me Teheranin, ndërsa në mënyrë të rreme po vazhdon akuzat kundër Iranit për sulmet ndaj dy tankerëve të naftës në Detin e Omanit javën e kaluar.

"Presidenti Trump ka bërë gjithçka që mundet për të shmangur luftën. Ne nuk duam luftë", tha Pompeo të dielën në një intervistë me Fox News. Diplomati më i lartë amerikan pohoi se Uashingtoni do të garantojë lundrimin e lirë nëpërmjet zonave jetike të transportit detar, duke shtuar se, "Shtetet e Bashkuara do të sigurohen që të bëhen të gjitha veprimet e nevojshme, diplomatike dhe të tjera që të arrihet ky rezultat". Pompeo i ka bërë jehonë deklaratave të mëparshme të Presidentit të SHBA, Donald Trump, i cili vuri në dukje se nuk kërkon luftë me Iranin. Trump i bëri këto deklarata gjatë një vizite në Britani kur u tha zyrtarëve britanikë se ai nuk po kërkonte një konfrontim ushtarak me Iranin dhe është duke synuar bisedime të drejtpërdrejta me Teheranin lidhur me planin e tij për të negociuar dhe zgjeruar marrëveshjen bërthamore të vendit.