Vazhdon polemika dhe propaganda anti-iraniane e Amerikës kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i88900-vazhdon_polemika_dhe_propaganda_anti_iraniane_e_amerikës_kundër_iranit
Sekretari amerikan i shtetit ditën e martë edhe një herë ka akuzuar Iranin për gjoja implikimin në sulmin ndaj dy anijeve në detin e Omanit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 19, 2019 06:06 Europe/Tirane
  • Vazhdon polemika dhe propaganda anti-iraniane e Amerikës kundër Iranit

Sekretari amerikan i shtetit ditën e martë edhe një herë ka akuzuar Iranin për gjoja implikimin në sulmin ndaj dy anijeve në detin e Omanit.

I pranishëm në shtabin qendror të ushtrisë amerikane në rajonin e Azisë perëndimore të njohur me emrin CENTCOM, sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo ka pretenduar se Uashingtoni posedon fakte që tregojnë se Irani është implikuar në sulmin ndaj anijeve në detin e Omanit. Pompeo në vazhdim të kësaj deklarate qesharake ka pretenduar se Amerika gjendet në rajonin e Gjirit Persik për të pasur fuqi preventuese përballë sulmeve të Iranit. Sekretari amerikan i shtetit pa prezantuar asnjë fakt apo dëshmi që vërteton implikimin e Iranit në aksidentin e detit të Omanit, ka bërë përgjegjës Teheranin për sulmin ndaj dy anijeve. Ditën e enjte më 12 maj dy anije Front Altair me flamurin algjerian dhe që është në pronësi të Norvegjisë transportonte etanol nga Katari ndërsa anija Kokuka Courageous me flamurin e Panamasë transportonte metanol. Që të dy anijet janë djegur në ujërat e detit të Omanit. Ministria e tregtisë e Japonisë me anë të një deklarate ka njoftuar se anijet mbartnin produkte që i përkisnin Japonisë.