OKB reagon ndaj rrëzimit të dronit agresor amerikan
Zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB ka reaguar në lidhje me çështjen e rrëzimit të dronit amerikan nga ana e Iranit dhe ka ftuar të gjitha palët për vetëpërmbajtje.
Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Stéphane Dujarric, zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB, deklaroi: “Të gjitha palët të implikuar në çështjen e rrëzimit të dronit amerikan, duhet të tregojnë durim sa më të madhe dhe të shmangën nga çfarëdo veprimesh që bëhen shkak për shtimin e tensioneve”.
Stéphane Dujarric shtoi: “Sekretari i përgjithshëm i OKB theksoi se bota nuk mund të durojë një konflikt të madh në rajonin e Gjirit Persik”.
Vlen të theksohet se në orët e para të ditës së enjte më 20 qershor, një dron spiunazh i Amerikës pasi kishte shkelur hapësirën ajrore të territorit të Republikës Islamike të Iranit në rajonin përball bjeshkës Mubarak në provincën Hormozgan, është qëlluar nga mbrojtja kundërajrore e Gardës Revolucionit Islamik të Iranit dhe është rrëzuar.