Pretendimet e Trump për negociata pa kushte me Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i88974-pretendimet_e_trump_për_negociata_pa_kushte_me_iranin
Presidenti amerikan ditën e premte ka deklaruar se është i gatshëm për tu futur në bisedime pa kushte me Iranin.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Qershor 22, 2019 05:22 Europe/Tirane
  • Pretendimet e Trump për negociata pa kushte me Iranin

Presidenti amerikan ditën e premte ka deklaruar se është i gatshëm për tu futur në bisedime pa kushte me Iranin.

Donald Trump në një intervistë për kanalin NBC ka thënë se ai nuk ka asnjë parakusht për negociata me Iranin mirëpo në të njëjtën kohë ka pretenduar se në çdo negociatë të mundshme duhet të parashtrohet çështja e programit mbrojtës raketor të Iranit. Donald Trump dhe administrata e tij flasin për negociata me Iranin në një kohë kur vitin e kaluar Uashingtoni u tërhoq në formë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore dhe ka rikthyer sanksionet kundër Iranit. Lideri suprem i revolucionit islamik më 13 qershor në takimin që pati me kryeministrin e Japonisë deklaroi se Irani nuk ka besim tek Amerika dhe për shkak të eksperiencës së hidhur të negociatave të mëparshme që u mbajtën në kuadër të marrëveshjes bërthamore, kjo eksperiencë nuk do të përsëritet kurrë dhe theksoi se asnjë kombi i lirë dhe inteligjent nuk pranon negociata në kushtet e presioneve. Ajetollah Khamenei tha se në mesin e autoriteteve amerikane janë shumë të paktë ata që janë të sinqertë dhe shtoi pas nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore i pari që shkeli këtë marrëveshje ishte personalisht Barack Obama, pikërisht ai që me kërkesën për të negociuar me Iranin kishte dërguar edhe ndërmjetës.