Pompeo vazhdon të përsërisë spekulimet dhe gënjeshtrat rreth Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89004-pompeo_vazhdon_të_përsërisë_spekulimet_dhe_gënjeshtrat_rreth_iranit
Sekretari amerikan i shtetit ka përgënjeshtruar raportin e agjencisë së lajmeve Reuters në lidhje përpjekjet e Uashingtonit për dërgimin e një mesazhi Iranit për negociata nëpërmjet Omanit, ndërsa pretendoi se Uashingtoni në rrethana të përshtatshme është i interesuar për bashkëpunim.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 23, 2019 10:54 Europe/Tirane
  • Pompeo vazhdon të përsërisë spekulimet dhe gënjeshtrat rreth Iranit

Sekretari amerikan i shtetit ka përgënjeshtruar raportin e agjencisë së lajmeve Reuters në lidhje përpjekjet e Uashingtonit për dërgimin e një mesazhi Iranit për negociata nëpërmjet Omanit, ndërsa pretendoi se Uashingtoni në rrethana të përshtatshme është i interesuar për bashkëpunim.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Mike Pompeo të shtunën pasdite në një deklaratë për shtyp, deklaroi se deri në kohën kur Irani të mos marrë vendim sipas tij "të heqë dorë nga veprimet e dhunshme" dhe diplomacisë së Uashingtonit t'i përgjigjet me diplomaci, presioni në maksimum kundër Iranit do të shtohet edhe më tepër.

Pompeo në vazhdim përsëriti edhe një herë pretendimet e mëparshme në lidhje me shpërthimin e zjarrit në dy anijet e naftës në Detin e Omanit dhe rrëzimin e dronit spiunazh që shkeli hapësirën ajrore të Republikës Islamike të Iranit.

Pompeo ndërkohë pa vë në dukje fare daljen e njëanshme dhe të paligjshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore, ka shprehur keqardhje për dështimin e përpjekjeve të Uashingtonit për dërgimin e mesazhit për Teheranit nëpërmjet vizitës së Shinzo Abe, kryeministrit të Japonisë.

Nga ana tjetër Sejed Abas Musavi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, më parë në lidhje me këtë qëndrim të përsëritshëm të autoriteteve të Uashingtonit, deklaroi: "Populli i Iranit diplomacisë i përgjigjet me diplomaci, respektit me respekt dhe luftës me mbrojtje të prerë".

Sekretari amerikan i shtetit i cili pas zbulimit të skandaleve të projektit "IranDisinfo" u detyrua të ndërpresë buxhetin e këtij projekti, kësaj radhe pretendoi se vet ai do të marrë përsipër drejtimin e këtij projekti për atë siç pretendoi ai "informimin e drejtë", tha ky projekt do të vazhdojë punën e vet.