Sanders: "Trump fajtor për krizën me Iranin"
Senatori i SHBA Bernie Sanders ka kritikuar Presidentin Donald Trump për keqpërdorimin e tensioneve në rritje midis Uashingtonit dhe Teheranit, duke thënë se ai "ka ndihmuar në krijimin e krizës" me Iranin.
Kritikat e Sanders vijnë pasi Trump njoftohet se ka miratuar një sulm ushtarak kundër Iranit, por e anuloi 10 minuta përpara se sulmi të fillonte. Duke folur të shtunën në programin "Face the Nation" në CBS News, Sanders tha se strategjia e Trump është "si dikush që i vë zjarrin një koshi të mbushur me letra dhe pastaj e lëshon". "Ai ndihmoi në krijimin e krizës me Iranin dhe pastaj ndali sulmet," tha senatori i Vermontit në këtë intervistë. Gjatë intervistës, Sanders tha gjithashtu se Trump e kishte gabim që mendonte "se një luftë me Iranin është diçka që mund të jetë e mirë për SHBA-të".