Trump vendos sanksione të reja kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89041-trump_vendos_sanksione_të_reja_kundër_iranit
Presidenti amerikan dje ka firmosur sanksione të reja kundër Iranit.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Qershor 25, 2019 05:54 Europe/Tirane
  • Trump vendos sanksione të reja kundër Iranit

Presidenti amerikan dje ka firmosur sanksione të reja kundër Iranit.

Donald Trump këto sanksione i ka quajtur tepër të ashpra dhe ka pretenduar se Uashingtoni me sanksionet që vendosur kundër Iranit ka për qëllim të parandalojë posedimin e armëve atomike nga ana e Teheranit.  Kjo deklaratë qesharake e Trumpi bëhet në kohën kur ANEA në 15 raportet e saj ka konfirmuar karakterin paqësor të programit bërthamor të Iranit dhe ka theksuar se Irani ka zbatuar me përpikmëri pikat e marrëveshjes bërthamore. Vetëm disa minuta pas nënshkrimit të dekretit për sanksione kundër Iranit nga ana e presidentit amerikan, Steven Mnuchin sekretari i departamentit të thesarit në Amerika ka thënë se Uashingtoni ka vendosur sanksione kundër zyrës së liderit suprem dhe 8 prej funksionarëve të lartë të gardës revolucionare. Sekretari amerikan i thesarit ndër të tjera ka thënë se Uashingtoni gjatë kësaj jave do të vendosë sanksione edhe ndaj Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit. Ai pretendoi se këto sanksione do të bllokojnë me miliarda dollarë kapital të Iranit. Sekretari amerikan i thesarit në vazhdim ka bërë edhe një deklaratë kontradiktore duke thënë se nëse Irani ulet në tryezën e bisedimeve sanksionet do të hiqen. Në reagim ndaj sanksioneve të reja të Amerikës kundër Iranit zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Abas Musavi ka thënë: Sanksionet amerikane kundër kombit iranian nënkuptojnë mbylljen e përhershme të rrugës së diplomacisë. Qeveria Trump është duke shkatërruar të gjitha metodat ndërkombëtare për ruajtjen e paqes dhe të sigurisë botërore.