Reagimet ndaj veprimeve tensionuese të Trump kundër Iranit
Autoritetet e shteteve të ndryshme nga Evropa, Rusia e deri në Amerikë kanë reaguar ndaj veprimeve tensionuese të presidentit të Amerikës në vendosjen e sanksioneve të reja kundër Iranit.
Dmitry Medvedev, kryeministri i Rusisë, ditën e hënë në konferencën për shtyp të përbashkët me Edouard Philippe, kryeministrin e Francës, deklaroi: “Amerika me daljen nga marrëveshja bërthamore, ka tensionuar situatën në rajonin e Azisë Perëndimore”.
Sergei Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë, në konferencën për shtyp të përbashkët me homologun e tij egjiptian Sameh Shoukry në Moskë, i ka quajtur të padobishme përpjekjet e Amerikës dhe të regjimit sionist për izolimin e Iranit.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe në OKB pas mbledhjes joplenare të Këshillit të Sigurimit të OKB, në një deklaratë të përbashkët kanë theksuar se vendet e tyre do t’i qëndrojnë besnik zotimeve për zbatimin e plotë të rezolutës 2231 të KS të OKB dhe për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore. Ata kanë shtuar: “Marrëveshja bërthamore është e nevojshme për uljen e tensioneve në rajon dhe për ruajtjen e stabilitetit global”.
Emmanuel Macron, presidenti i Francës, gjithashtu ka thënë se në takim me Donald Trump, presidentin e Amerikës gjatë punimeve të samitit të Grupit-20 në Japoni, do të bisedojë në lidhje me tensionet mes Teheranit dhe Uashingtonit.
Macron ka theksuar se duhet gjetur një rrugë konstruktive me qëllim të garantimit të sigurisë kolektive në rajon dhe të preferohet diplomacia në vend të tensioneve.
Ndërkohë Sergei Ryabkov, zv/ministri i punëve të jashtme të Rusisë, deklaroi: “Sanksionet e reja të Amerikës kundër Iranit, janë linjë për vazhdimin e tensioneve në rajon. Amerika duke vendosur sanksione të reja, në realitet fshinë të gjithë sinjalet që kishte lëshuar më parë në lidhje me negociata me Iranin”.
Donald Trump, presidenti i Amerikës, ditën e hënë në vazhdim të politikave armiqësore të Shtëpisë së Bardhë kundër Iranit, ka vendosur sanksione të reja kundër Iranit dhe ka deklaruar: “Uashingtoni do të vazhdojë presionin kundër Teheranit”.
Njëkohësisht me këtë, Mike Pompeo, sekretari amerikan i shtetit, gjithashtu me lëshimin e një deklarate, ka thënë se sanksionet e reja janë pjesë e fushatës për presionin maksimum të Uashingtonit kundër Teheranit.
Patrick Leahy, senatori demokrat duke vë në dukje daljen e njëanshme të qeverisë së Trump nga marrëveshja bërthamore, ka thënë: “Kur kemi bërë një veprim të çmendur, pastaj është shumë vështirë të themi shumë fjalë”.
Trump më 8 maj të vitit 2018, në mënyrë të njëanshme, deklaroi largimin e Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe riktheu në fuqi sanksionet atomike kundër Iranit. Më 8 maj të këtij viti Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare të Iranit në njëvjetorin e këtij veprimi të paligjshëm të Amerikës dhe në reagim ndaj vonesës së palëve evropiane për sigurimin e interesave të Iranit, deklaroi: “Teherani do të ulë nivelin e zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore.