Vetëm 5% e amerikanëve duan luftë me Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89059-vetëm_5_e_amerikanëve_duan_luftë_me_iranin
Një sondazh i ri publik ka zbuluar se vetëm pesë për qind e amerikanëve duan që SHBA të shpallë luftë ndaj Iranit, pas tensioneve në rritje midis Teheranit dhe Uashingtonit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 26, 2019 03:15 Europe/Tirane
  • Vetëm 5% e amerikanëve duan luftë me Iranin

Një sondazh i ri publik ka zbuluar se vetëm pesë për qind e amerikanëve duan që SHBA të shpallë luftë ndaj Iranit, pas tensioneve në rritje midis Teheranit dhe Uashingtonit.

Anketa e kryer nga instituti Hill-HarrisX, e publikuar të martën, tregoi se vetëm pesë për qind e votuesve donin që administrata amerikane të deklaronte luftë të plotë ndaj Republikës Islamike, ndërsa 19 për qind favorizuan një "sulm të kufizuar ushtarak" mbi Iranin. Shumica e votuesve, 58 për qind, thanë se preferonin një reagim jo-ushtarak ndaj rrëzimit të një droni spiun amerikan nga Irani javën e kaluar. 49 për qind e votuesve thanë gjithashtu se donin që Shtetet e Bashkuara të "kërkonin një zgjidhje të negociuar" për armiqësitë e fundit, ndërsa nëntë për qind thanë se Uashingtoni nuk duhet të ndërmarrë asnjë veprim. Anketa e Hill-HarrisX u zhvillua ndërmjet 22 dhe 23 qershorit midis një paneli përfaqësues statistikor prej 1,001 votuesve të regjistruar.