Londër: Protesta kundër politikave anti-iraniane të presidentit amerikan
Aktivistë të paqes dhe kundra luftës në Londër të Anglisë kanë organizuar protesta kundër politikave luftënxitëse të presidentit amerikan kundër Iranit.
Aktivistët anti-luftë në Angli janë mbledhur përballë zyrës së kryeministrisë dhe kanë dënuar politikat anti-iraniane dhe luftënxitëse të Amerikës në rajonin e Gjirit Persik. Protestuesit në duar mbanin pankarta ku shkruhen “ Mos sulmoni Iranin”, “ Hiqni dorë nga Irani”, “ sanksionet kundër Iranit janë vetë lufta” dhe me anë të këtyre protestave kanë dënuar dhe kanë kërkuar ndërprerjen e politikave luftënxitëse të Uashingtonit. Protesta është organizuar nga aleanca Ndërprisni Luftën e cila ka akuzuar presidentin amerikan, sekretarin e jashtëm dhe këshilltarin për sigurinë kombëtare në shtëpinë e bardhë për politika agresive kundër Iranit. Donald Trump dhe shumë funksionarë amerikanë shumë herë kanë shprehur qëndrimet e tyre pro një luftë kundër Iranit.