Kina: Irani do të qëndrojë në marrëveshjen bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89132-kina_irani_do_të_qëndrojë_në_marrëveshjen_bërthamore
Përfaqësuesi i Kinës në takimin e komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore në Vienë ka thënë se Irani ka përcjellë një mesazh të fortë dhe të qartë që është qëndrimi në marrëveshjen bërthamore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 29, 2019 03:30 Europe/Tirane
  • Kina: Irani do të qëndrojë në marrëveshjen bërthamore

Përfaqësuesi i Kinës në takimin e komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore në Vienë ka thënë se Irani ka përcjellë një mesazh të fortë dhe të qartë që është qëndrimi në marrëveshjen bërthamore.

Fu Kung, në përfundim të takimit të Vienës ka thënë: Evropa thotë se sistemi i saj i ndërlikuar për tregtinë me Iranin është vendosur në funksion. Ky funksionar kinez ndër të tjera në takimin e Vienës tha se Kina nuk i ndjek sanksionet amerikane kundër Iranit dhe nuk e pranon politikën e çuarjes në 0 të shitjes së naftës iraniane. Sergei Riabkov, zv/ministër i jashtëm i Ruisë gjithashtu ka kërkuar që palët nënshkruese të marrëveshjes bërthamore të bëjnë qëndresë dhe rezistencë përballë sanksioneve të njëanshme të Amerikës kundër Iranit. Riabkov duke theksuar vënien në funksion të INSTEX ka thënë se Moska e mirëpret këtë hap edhe pse ai është vetëm hapi i parë.