Riabkov kritikon veprimet anti-iraniane të Shtëpisë së Bardhë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89255-riabkov_kritikon_veprimet_anti_iraniane_të_shtëpisë_së_bardhë
Zv/ministri i punëve të jashtme të Rusisë ka kritikuar veprimet anti-iraniane të Shtëpisë së Bardhë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 04, 2019 10:28 Europe/Tirane
  • Riabkov kritikon veprimet anti-iraniane të Shtëpisë së Bardhë

Zv/ministri i punëve të jashtme të Rusisë ka kritikuar veprimet anti-iraniane të Shtëpisë së Bardhë.

Sergei Riabkov, zv/ministri i punëve të jashtme të Rusisë, në një intervistë me gazetën “Izostia” vuri në dukje vazhdimin e politikës për ushtrimin e presionit sa më të madh dhe veprimet provokuese të Amerikës kundër Iranit dhe deklaroi: “Amerika me vetëdije po shkakton tensionimin e situatës në Gjirin Persik”.

Riabkov shtoi: “Vendosja në zbatim sa më shpejtë të mekanizmit special financiar të Evropës dhe Iranit të quajtur “INSTEX” për të siguruar interesat ekonomike të Teheranit, është rruga më e mirë për të ndihmuar zgjidhjen e situatës aktuale”.

Gjermania, Britania dhe Franca pas daljes së paligjshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore më 8 maj të vitit 2018, kanë premtuar që do ta ruajnë marrëveshjen bërthamore duke garantuar interesat ekonomike të Iranit.