Në Evropë mbyllet qendra më e madhe për strehimin e emigrantëve
Ministri i brendshëm i Italisë ka urdhëruar mbylljen e qendrës më të madhe për strehimin e emigrantëve në Evropë.
Kanali televiziv France 24 njoftoi se Mateo Salvini, ministri i brendshëm i Italisë, të martën ka urdhëruar mbylljen e qendrës më të madhe për strehimin e emigrantëve në Evropë.
Kjo qendër ndodhet në komunën Mineo në Sicili. Salvini sot do të shkojë në këtë qendër në kohën kur aktivistët e sektorit të shërbimeve sociale janë të shqetësuar shumë për situatën e krijuar.
Në këto rrethana Horst Seehofer, ministri i brendshëm i Gjermanisë, të dielën ka deklaruar se Gjermania do të strehojë deri në 40 emigrantë.
Gjithashtu mbi 50 qytete të Gjermanisë kanë deklaruar gatishmërinë për pranimin e 53 emigrantëve të anijes me emigrantë që u ndalë në portin Lampdusa në afërsi të Italisë.