Hillary Clinton kritikon politikat e qeverisë së Donald Trump kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89402-hillary_clinton_kritikon_politikat_e_qeverisë_së_donald_trump_kundër_iranit
Hillary Clinton, ish-sekretarja amerikane e shtetit dhe ish-rivalja demokrate e Donald Trump, presidentit të Amerikës në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, përsëri ka kritikuar daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe politikat aktuale të qeverisë së Trump kundër Iranit.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Korrik 10, 2019 08:26 Europe/Tirane
  • Hillary Clinton kritikon politikat e qeverisë së Donald Trump kundër Iranit

Hillary Clinton, ish-sekretarja amerikane e shtetit dhe ish-rivalja demokrate e Donald Trump, presidentit të Amerikës në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, përsëri ka kritikuar daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe politikat aktuale të qeverisë së Trump kundër Iranit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Hillary Clinton e ka vlerësuar gabim daljen e qeverisë së Donald Trump nga marrëveshja bërthamore dhe theksoi se diplomacia është e vetmja rrugë për qeverinë e Donald Trump për të dalë nga pusi të cilin e kanë krijuar ata vet.

Ish-sekretarja amerikane e shtetit vuri në dukje krizën e krijuar nga vet qeveria e Trump me daljen nga marrëveshja bërthamore dhe theksoi: "Qeveria e Trump deri më tani ka zgjedhur një rrugë të rrezikshme e cila në të ardhmen do të rezultojë me rrezik edhe më të madh.

Republika Islamike e Iranit më 9 maj të vitit 2019, në përvjetorin e daljes së njëanshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe pas vërtetimit të paefektshmërisë së strategjive të propozuara të Evropës për të kompensuar pasojat ekonomike të daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, ka deklaruar se do të reduktojë zbatimin e zotimeve të tyre në bazë të pikave 26 dhe 36 të marrëveshjes bërthamore.