Londra duhet të evitojë çdo gabim në Gjirin Persik
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89589-londra_duhet_të_evitojë_çdo_gabim_në_gjirin_persik
Analisti i njohur politik, Abdel Bari Atwan beson se vendimi i Britanisë për të kapur cisternën iraniane Grace 1 ishte një "gabim i madh".
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 17, 2019 17:44 Europe/Tirane
  • Londra duhet të evitojë çdo gabim në Gjirin Persik

Analisti i njohur politik, Abdel Bari Atwan beson se vendimi i Britanisë për të kapur cisternën iraniane Grace 1 ishte një "gabim i madh".

"Të gjitha deklaratat e Udhëheqësit të Revolucionit Islamik të Iranit janë materializuar deri më tani. Prandaj është mirë që Perëndimi t'i marrë seriozisht paralajmërimet e tij të kohëve të fundit për një akt hakmarrës iranian ". Abdel Bari Atwan, analist i çështjeve të Lindjes së Mesme, konsideron se marrëdhëniet midis Iranit dhe Britanisë ishin në një fazë kritike. "Tensionet mes Teheranit dhe Londrës janë intensifikuar pas konfiskimit të cisternës Grace 1 në ngushticën e Gjibraltarit ku duhen respektuar parimet e transportit të lirë sipas ligjeve ndërkombëtare. Të gjitha deklaratat e Udhëheqësit të Revolucionit Islamik deri më tani janë bërë realitet: shkatërrimi i një droni spiun amerikan dhe rikthimi në pasurimin e uraniumit përtej nivelit të lejuar sipas marrëveshjes bërthamore", kujton Atwan. Ai pastaj tha se Britania kishte bërë një gabim të madh duke kapur tankerin Grace 1 dhe duke u bashkuar me aleancën detare ndërkombëtare të iniciuar nga Donald Trump për të "garantuar sigurinë e anijeve në Ngushticën e Hormuzit" . "Gabimi më i madh i Londrës është se ajo dëshiron të legalizojë veprimin e saj nën pretekstin e sanksioneve të BE kundër Sirisë, kur asnjë nga aleatët e Britanisë së Madhe në BE nuk e ka mbështetur këtë veprim". Sipas Atwan, "fakti që Jeremy Hunt, Boris Johnson dhe Theresa May theksojnë se Britania e Madhe nuk do të ndërhyjë në një konflikt të mundshëm mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, provon se si Londra po përpiqet të distancohet nga vendimet idiote të Donald Trump, i cili është përgjegjësi i parë për shkallëzimin e tensioneve në Gjirin Persik.  Ai u tërhoq nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe vepron sipas diktatit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu ".