Trump emëron 'pëllumbin e paqes' Rand Paul si ndërlidhës me Iranin?
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89590-trump_emëron_'pëllumbin_e_paqes'_rand_paul_si_ndërlidhës_me_iranin
Presidenti i SHBA Donald Trump ka njoftuar se Senatori Rand Paul do të shërbejë si një ndërlidhës me Iranin në atë që duket si një përpjekje për të ulur tensionet me Teheranin.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Korrik 17, 2019 17:46 Europe/Tirane
  • Trump emëron 'pëllumbin e paqes' Rand Paul si ndërlidhës me Iranin?

Presidenti i SHBA Donald Trump ka njoftuar se Senatori Rand Paul do të shërbejë si një ndërlidhës me Iranin në atë që duket si një përpjekje për të ulur tensionet me Teheranin.

Trump e nënshkroi propozimin këtë fundjavë, i thanë katër zyrtarë amerikanë gazetës Politico të mërkurën. Raporti u publikua një ditë pasi Trump dhe sekretari i tij i Shtetit, Mike Pompeo, folën për "përparim" dhe "marrëveshje" me Iranin. Sipas Politico, caktimi i senatorit republikan nga Kentucky mund të pengojë fushatën e ashtuquajtur "presion maksimal" të administratës amerikane ndaj Iranit. As shtëpia e Bardhë, as zyra e Rand Paul nuk kanë komentuar rreth pyetjeve të medias amerikane për një takim midis Paul dhe Ministrit të Jashtëm të Iranit, Muhamed Xhavad Zarif, i cili është aktualisht në Nju Jork. Senatori kundërshtar i luftës,  gjatë një seance në prill në Capitol Hill hodhi poshtë kërkesën e Pompeos për të shkuar në luftë me Iranin duke anashkaluar miratimin e Kongresit. "Ju nuk keni lejen e Kongresit për të shkuar në luftë me Iranin," i tha Rand Paul, Pompeos. "Vetëm Kongresi mund të deklarojë luftë", shtoi ai.