Amerika mbështet trafikun ilegal të naftës në gjirin Persik
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89622-amerika_mbështet_trafikun_ilegal_të_naftës_në_gjirin_persik
Pas publikimit të lajmit për bllokimin e një anije me 1 mijë ton naftë që trafikohej ilegalisht në gjirin Persik, e cila u bllokua nga forcat detare të gardës revolucionare të Iranit, Departamenti Amerikan i Shtetit doli me një deklaratë ku thuhet se ky veprim i Iranit bie nesh me normat e lëvizjes së lirë të anijeve në rajon dhe ka kërkuar lirimin e anijes në fjalë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 19, 2019 03:27 Europe/Tirane
  • Amerika mbështet trafikun ilegal të naftës në gjirin Persik

Pas publikimit të lajmit për bllokimin e një anije me 1 mijë ton naftë që trafikohej ilegalisht në gjirin Persik, e cila u bllokua nga forcat detare të gardës revolucionare të Iranit, Departamenti Amerikan i Shtetit doli me një deklaratë ku thuhet se ky veprim i Iranit bie nesh me normat e lëvizjes së lirë të anijeve në rajon dhe ka kërkuar lirimin e anijes në fjalë.

Agjencia NBC thotë se veprimi i nxituar i DASH në mbështetje të trafikantëve ilegalë dhe insistimi i tij për lirimin e kësaj anijeje bëhet në kohën kur bllokimi i saj nga forcat detare të Iranit është një veprim normal dhe në bazë të dispozitave ndërkombëtare. Sa i përket këtij lajmi ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit duke reaguar ndaj bllokimit të anijes në ngushticën e Hormuzit ka thënë: Ajo që ka bllokuar Irani është një anije e vogël dhe jo një naftëmbajtëse. Anija transportonte 1 mijë ton naftë dhe jo 1 milion fuçi dhe ne çdo ditë marrim të tilla masa për të bllokuar trafikun ilegal të naftës, tha në fjalën e tij Muhamed Xhavad Zarif. Reagimi i nxituar i Amerikës dhe polemika rreth bllokimit të një anije të huaj në Gjirin Persik, bëhet në kohën kur Amerika i ka dhënë urdhër Anglisë që të bllokojë një anije iraniane me naftë me 2 milion fuçi në ujërat e Gjibraltarit.