Rusia reagon ndaj pretendimit të Amerikës rreth dronit iranian
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89631-rusia_reagon_ndaj_pretendimit_të_amerikës_rreth_dronit_iranian
Zv/ministri i punëve të jashtme të Rusisë ka reaguar ndaj pretendimit të Amerikës për gjoja rrëzimin e një droni iranian në ngushticën e Hormuzit dhe ka shprehur shqetësime për vazhdimin e veprimeve tensionuese të Amerikës në Gjirin Persik.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 19, 2019 11:05 Europe/Tirane
  • Rusia reagon ndaj pretendimit të Amerikës rreth dronit iranian

Zv/ministri i punëve të jashtme të Rusisë ka reaguar ndaj pretendimit të Amerikës për gjoja rrëzimin e një droni iranian në ngushticën e Hormuzit dhe ka shprehur shqetësime për vazhdimin e veprimeve tensionuese të Amerikës në Gjirin Persik.

Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se Sergei Riabkov, zv/ministri i punëve të jashtme të Rusisë, sot (të premten), deklaroi: “Ky pretendim i Amerikës në lidhje me rrëzimin e dronit dhe vazhdimi i qasjes së Uashingtonit për shtimin e tensioneve në rajonin e Gjirit Persik dhe vazhdimi i presioneve ndaj Iranit; bëhen shkak për ngarkimin e tensioneve mbi situatën e rajonit të Gjirit Persik.

Riabkov shtoi: “Grumbullimi i forcave ushtarake në rajonin e Gjirit Persik është shumë i lartë dhe pikërisht për këtë arsye nuk duhet të lejohet të ndodhin ngjarje të tilla që shkaktojnë vetëm tensione”.

Donald Trump, presidenti i Amerikës, të premten në mbrëmje pretendoi se anija luftarake USS Bakser të enjten ka rrëzuar një dron të vogël iranian në afërsi të ngushticës së Hormuzit.

Pentagoni gjithashtu me anë të një deklarate të enjten, ka bërë të ditur se është qëlluar një dron, mirëpo nuk ka përcaktuar se cilit vend i përkiste ky dron.

Gjeneral Abulfazl Shekarçi, zëdhënësi i lartë i shtabit të forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit, të premten deklaroi: “Përkundër pretendimit të presidentit amerikan, të gjithë dronët e Republikës Islamike të Iranit në rajonin e Gjirit Persik duke përfshirë edhe dronin për të cilin ka folur Trump, pas kryerjes së misioneve përkatëse për vëzhgimin dhe kontrollin e rajonit, janë kthyer të gjithë në bazën e tyre pa kurrfarë problemi”.